Lothar Matthaus ka kritikuar ashpër kombëtaren gjermane, por në listën e dështimeve, vendin e parë ia ka rezervuar Italisë, të ndjekur menjëherë nga Gjermania. Ish-lojtari i Interit shpjegoi arsyet: “ Për mua, Italia përfaqësoi turpin më të madh, sepse nuk arriti të kualifikohej edhe pse në Botëror merrnin pjesë 48 skuadra.
Menjëherë pas saj vjen Gjermania, sepse edhe një herë nuk arriti të tregojë cilësinë që kanë futbollistët tanë. Për sa i përket lojës, kombëtarja nuk bindi as ndaj Bregut të Fildishtë, as ndaj Ekuadorit dhe as ndaj Paraguajit. Ndeshja e vetme ku ishte vërtet superiore ishte ajo kundër Curaçaos”.
Më pas, Matthäus shtoi me ironi: “Në fillim isha shumë skeptik për një Botëror me 48 skuadra, por pa këtë ndryshim nuk do t’i kishim parë në veprim të ashtuquajturat ‘skuadra të vogla’. Prandaj mund ta imagjinoj fare mirë edhe një Botëror me 64 skuadra. Kështu, me siguri do të ishte edhe Italia.
Nga ana organizative nuk do të kishte ndonjë ndryshim të madh: 16 grupe me nga 4 skuadra dhe dy të parat do të kalonin në fazën e 1/8-ve”.
