Shpërndaje në: Një skenë e pazakontë ka ndodhur në kampin e Spanjës në Kupë të Botës. Sulmuesi Borja Iglesias nuk u lejua të hynte në hotelin e përfaqësueses në Tennesee. Kamerat televizive e kapën momentin kur futbollisti qëndronte pranë, por i mohohej hyrja. “Jam lojtar i përfaqësueses, duhet të hyjë brenda”, i tha ai personit që përkujdesej për siguri në atë zonë.
Por, Iglesias nuk i besoi askush, edhe kur ai e përmendi emrin. Më pas, Iglesiasit i është kërkuar letërnjoftimi. 33-vjeçari e përdori telefonin për t’ia bërë me dije se është ai. Spanjolli e mori gjithë situatën me sportivitet. U argëtuan edhe personat që kalonin pranë.
VIDEO: 😂 La ANÉCDOTA más SURREALISTA de BORJA IGLESIAS. 🇪🇸 El delantero de la selección no podía entrar al centro de entrenamiento… porque no le reconocían. pic.twitter.com/8OI833Um8y — El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 18, 2026
