Ariana Grande padit personat e dyshuar për publikim të këngëve të saj

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Këngëtarja Ariana Grande ka ngritur padi ndaj dy personave të paidentifikuar, të cilët akuzohen se kanë hakuar llogaritë e bashkëpunëtorëve të saj dhe kanë publikuar këngë, fotografi, video dhe materiale audio që nuk ishin destinuar për publikun.

Sipas dokumenteve gjyqësore, të siguruara nga PEOPLE , të dyshuarit kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në llogaritë personale të producentëve dhe fotografëve që kanë punuar me këngëtaren, duke kryer “vjedhje, shpërndarje dhe shfrytëzim të paligjshëm e të rëndë të materialeve të papublikuara”.

Padia thekson se materialet e publikuara “nuk ishin të destinuara për konsum publik”, ndërsa autorët e dyshuar kanë përfituar financiarisht duke shitur të dhëna personale dhe përmbajtje në “dark web”. Sipas ankesës, vetëm gjatë vitit 2023 janë vjedhur dhe publikuar 45 këngë të papublikuara të Grandes, ndërsa raste të ngjashme kanë ndodhur vazhdimisht që nga debutimi i saj në vitin 2011.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një burim pranë artistes ka deklaruar se padia synon të dërgojë një mesazh të qartë. “Kjo padi synon të parandalojë raste të ngjashme, jo vetëm ndaj Arianës, por edhe ndaj artistëve të tjerë që janë përballur me shkelje të privatësisë dhe vjedhje të veprave të tyre krijuese. Artistët duhet të kenë të drejtën të vendosin si dhe kur do ta ndajnë artin e tyre me botën”, ka thënë burimi.

Edhe Showbiz 15 kor 2026 Ariana Grande lidhet sërish me Ricky Alvarezin, 10 vjet pas ndarjes Grande kishte reaguar edhe më parë për rrjedhjen e materialeve të saj. Në një intervistë në vitin 2024, duke folur për publikimin e paautorizuar të këngës “Fantasize”. “Faleminderit shumë, shihemi në burg. Kënga u vodh.

Këta janë piratë, hajdutë dhe veprojnë në mënyrë të paligjshme”, pati thënë ajo me ironi.

Burimi: Koha