​Arrestohet një person me dokumente të ndryshme të shtetasve të tjerë

0%

Policia e Kosovës ka nisur hetime për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë janë gjetur dokumente të ndryshme në posedim të një personi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të Republikës së Kosovës, të cilin e drejtonte një i dyshuar, shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dokumente të ndryshme që u përkisnin personave të tjerë, përfshirë certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë dhe certifikata të martesës të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, kopje të letërnjoftimeve të Republikës së Kosovës, si dhe vendime të ndryshme të gjykatave të Serbisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore. Policia ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi