Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh një të dyshuari për rastet e vjedhjeve të raportuara në Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet B.M. është caktuar më . Sipas Policisë, bazuar në të dhënat e sistemit, i dyshuari figuron me mbi 80 raste penale.
Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se B.M. ishte liruar nga burgu më , pasi kishte vuajtur një dënim prej katër vjetësh burgim dhe ishte liruar me kusht. Sipas njoftimit, vetëm pak ditë pas lirimit, ai dyshohet se ka kryer veprat penale të raportuara më herët në komunën e Zveçanit. Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.
