Një personi i zihen dokumente të Serbisë që po i sillte në Kosovë për

0%

Shpërndaje në: Një person është intervistuar nga Policia e Kosovës pasi në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, i janë zënë dokumente të ndryshme si: certifikata të shtetësisë, certifikata të martesës, të lëshuara nga institucionet e Serbisë për disa persona të tjerë shtetas të Kosovës. Pas intervistimit, ai u lirua në procedurë të rregullt hetimore.

“Gjatë kontrollit të automjetit në hyrje, që e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i janë gjetur dokumente të ndryshme të personave tjerë shtetas të Republikës së Kosovës si: certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë lëshuar nga SRB-ja, certifikata të martesave lëshuara nga SRB-ja, kopje të letërnjoftimeve të RKS-së, dhe vendime të ndryshme të gjykatave të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është cilësuar si “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha