Dy të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në krime ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Sipas njoftimit policor, arrestimi është kryer në Zubin Potok, ndërsa të dyshuarit, dy meshkuj kosovarë, dyshohet se gjatë periudhës së luftës kanë kryer veprime kriminale ndaj civilëve shqiptarë, ku si pasojë janë vrarë 23 persona.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rrethanat e rastit, ndërsa bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente. Zubin Potok / – NN.

Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civil shqiptarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot