Kanë nisur punimet restauruese në Shkollën e vjetër të Mushnikovës

0%

Zëvendësministrja në detyrë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Nora Arapi-Krasniqi, ka njoftuar se kanë nisur ndërhyrjet restauruese në Shkollën e vjetër të fshatit Mushnikovë, në Komunën e Prizrenit. Sipas Arapi-Krasniqit, objekti, i ndërtuar në vitin 1905, përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të zhvillimit të arsimit në zonat rurale të Kosovës dhe ruan vlera të veçanta historike e kulturore.

Ajo ka theksuar se restaurimi i kësaj shkolle është pjesë e angazhimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, me synim që këto vlera të ruhen edhe për brezat e ardhshëm. “Vazhdojmë me përkushtim në mbrojtjen e së kaluarës sonë, duke e ruajtur trashëgiminë kulturore si vlerë për të tashmen dhe për të ardhmen”, ka shkruar Arapi-Krasniqi.

Ndërhyrjet restauruese pritet të kontribuojnë në konservimin e një prej objekteve historike që dëshmon traditën e hershme të arsimit në këtë pjesë të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi