Shpërndaje në: Ronaldinho është kthyer në futboll sërish pas pensionimit dhe ka nënshkruar kontratë me skuadrën italiane të Serie C, Ravenna FC. 46-vjeçari për herë të fundit në futboll profesionist ka luajtur për Fluminensen në vitin 2015. Ish-futbollisti i Barcelonës, Milanit dhe Brazilit, do të prezantohet në Miami më 23 qershor. Ai është edhe aksionar te kjo skuadër.
Ronaldinho e fitoi “Topin e Artë” në vitin 2005 dhe ishte pjesë e Brazilit që e fitoi Botërorin 2002. Ai e ka fituar Ligën e Kampionëve me Barcelonën në vitin 2006.
