Shpërndaje në: Prezantuesja e televizionit argjentinas ka dhënë dorëheqje pasi kishte dhënë lajmin se babai i Lionel Messit kishte vdekur kur po luhej ndeshja e Argjentinës ndaj Algjerisë në Kupën e Botës. “Nuk dua të jap lajme të këqija, por babai i Messit sapo sa ka vdekur. Ishte e papritur. Në mes të Kupës së Botës”, ka thënë Florencia Pena në “Luzu TV”, teksa e udhëhiqte emisionin.
Ky raportim u përhap shpejtë në mediat sociale, para se Pena të thoshte se lajmi nuk është konfirmuar. Familja e Messit reagoi duke thënë se Jorge Messi, babai i Lionel Messit, është duke u përmirësuar dhe është në mbikëqyrje, pas telasheve shëndetësore.
Ajo më pas Pena kërkoi falje publikisht, ndërsa sqaroi se kjo informatë i kishte ardhur teksa ishte në emision dhe i ka besuar atij burimi. Falje ka kërkuar edhe vetë televizioni për këtë informatë.
