John Cena zbulon se transplantimi i flokëve ia ndryshoi jetën: Do ta

0%

Aktori dhe mundësi profesionist amerikan, John Cena, ka folur hapur për transplantimin e flokëve, duke e cilësuar atë si një nga vendimet më të mira që ka marrë për veten. Në një deklaratë të fundit, Cena tha se ndërhyrja i ka rikthyer vetëbesimin dhe ka ndikuar pozitivisht si në jetën personale, ashtu edhe në karrierën e tij profesionale.

“Qëllimi ishte të kisha më shumë flokë dhe kjo ishte mënyra më e mirë për ta arritur. E dua mjekun tim. Kjo ma ndryshoi plotësisht jetën”, është shprehur ai. Sipas Cenas, pas rezultatit të suksesshëm të ndërhyrjes së parë, ai vendosi t’i nënshtrohej edhe një transplanti të dytë rreth 15 muaj më vonë.

Ai tregoi se procedura e parë zgjati rreth 13 orë e gjysmë, ndërsa e dyta afërsisht tetë orë. Ylli i WWE dhe i Hollywood-it tha se ka besim të plotë te mjeku që e trajtoi dhe se është shumë i kënaqur me rezultatin e arritur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Cena ka theksuar gjithashtu se pamja e re i ka hapur mundësi edhe në aktrim, duke shtuar se ndryshimi i stilit dhe pamjes mund të ndikojë në përzgjedhjen për role të ndryshme në industrinë e filmit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com