Garcia: Goli në finale i Torresit nuk ishte rastësi

0%

Shpërndaje në: Mbrojtësi i Spanjës dhe i Barcelonës, Eric Garcia, ka thënë se goli i Ferran Torresit në finalen e Kupës së Botës nuk ishte rastësi. Torres realizoi golin që i siguroi Spanjës fitoren 1:0 ndaj Argjentinës pas vazhdimeve, duke ia siguruar përfaqësueses spanjolle titullin e dytë të botës. “Puna jonë është të luajmë futboll dhe mendoj se ky është privilegj.

Gjithmonë kam thënë se gjërat mund të shkojnë mirë ose keq, por duhet të jesh gjithmonë i pranishëm dhe me mendjen në vendin e duhur. Nuk është rastësi që Torresi shënoi golin që na dha Kupën e Botës. Ne ishim të gjithë aty për të kontribuar, pavarësisht nëse vinte radha jonë për të luajtur apo jo. Isha gati për çdo gjë që trajneri më kërkonte”, ka thënë Garcia, shkruan të hënën “Goal”.

Garcia thotë se objektivi i radhës në karrierën e tij është që ta fitojë Ligën e Kampionëve me Barcelonën. 25-vjeçari më 12 gusht do të kthehet në stërvitje te gjiganti katalunas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha