U tërhoq jashtë dritares së avionit gjatë fluturimit, pasagjeri i

0%

Një pasagjer i Ryanair, i cili për pak sa nuk humbi jetën pasi u tërhoq pjesërisht jashtë dritares së avionit gjatë fluturimit, ka kritikuar kompaninë ajrore për mungesë reagimi pas ngjarjes. 61-vjeçari tha se në dy javët pas incidentit nuk kishte marrë asnjë telefonatë apo kontakt të drejtpërdrejtë nga Ryanair, përveç një emaili ku i ofrohej mundësia për të rirezervuar fluturimin.

“Gjithçka që kemi marrë ka qenë një email drejtuar djalit tim, i cili kishte rezervuar biletat, ku na pyesnin nëse donim të rirezervonim fluturimin dhe si isha unë. Por askush nga kompania nuk më ka kontaktuar drejtpërdrejt, as edhe një telefonatë për të treguar shqetësim”, ka deklaruar ai. Incidenti ndodhi më 10 korrik, gjatë fluturimit nga Selaniku i Greqisë drejt Memingenit në Gjermani.

Sipas dëshmitarëve, presioni i ajrit e tërhoqi pasagjerin jashtë pjesërisht nga dritarja e avionit, duke e lënë për disa momente në një pozicion të rrezikshëm. Gruaja e tij ka thënë se ekuipazhi i kabinës ishte i frikësuar dhe nuk reagoi në mënyrë aktive gjatë momentit kritik. “Dukej sikur ata ishin më të frikësuar se ne.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ishin vetëm pasagjerët ata që ndihmuan dhe treguan guxim”, është shprehur ajo. Sipas dëshmitarëve, ndërhyrja e pasagjerëve të tjerë ishte vendimtare për ta larguar 61-vjeçarin nga rreziku. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com