Pesë alpinistë nga Bosnja humbin jetën në malin më të lartë të Evropës

0%

Pesë alpinistë nga Bosnja dhe Hercegovina kanë humbur jetën në malin Elbrus të Rusisë, pasi u përfshinë nga një stuhi e fuqishme gjatë ngjitjes në majën më të lartë të Evropës. Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se ekipet e shpëtimit kanë arritur të evakuojnë trupat e dy alpinistëve, të cilët u gjetën në një lartësi prej rreth 5 mijë e 350 metrash.

Ndërkohë, trupat e tre viktimave të tjera janë gjetur, por ende nuk janë larguar nga mali për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe erërave të forta që kanë penguar operacionet e kërkim-shpëtimit, raporton CNN, transmeton Sinjali. Edhe pse autoritetet ruse fillimisht nuk e bënë të ditur kombësinë e viktimave, mediat ruse raportuan se alpinistët ishin nga Bosnja dhe Hercegovina.

Sipas mediave boshnjake, grupi prej shtatë alpinistësh vinte nga qyteti Zenicë dhe në mesin e tyre ishte një çift i martuar, si dhe një mjeke që punonte në spitalin lokal. Mali Elbrus, i cili ngrihet në 5 mijë e 642 metra mbi nivelin e detit, është i njohur për ndryshimet e shpejta të motit dhe kushtet e rrezikshme për alpinistët. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com