Familja e Haki Imerit: Kush ka frikë nga “Lule Gjeli”?

0%

]Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar përmes një shkrimi publik, duke kritikuar ashpër disa media dhe aktorë politikë për, siç thotë, fokusimin te profili anonim në Facebook “Lule Gjeli”, në vend që të merren me çështje që lidhen me drejtësinë dhe krimet e pazbardhura.

Në reagim thuhet se disa media po spekulojnë dhe po e shndërrojnë një profil virtual në temë kryesore, ndërsa heshtin për raste të tjera, duke përmendur vendimin në favor të Martin Berishajt dhe rastin e Shahin Bushit.

Familja Imeri vlerëson se debati rreth “Lule Gjelit” po përdoret për të larguar vëmendjen nga temat që, sipas saj, prekin interesin publik, ndërsa thekson se “problemi nuk është profili anonim, por ndërgjegjja e trazuar e atyre që ndihen të goditur”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shkrimi i plotë: Përshëndetje “Lule Gjeli”. -Ka një “fatkeqësi” që i ndjek disa media në Kosovë: kur nuk kanë argumente, fillojnë të merren me hijet. -Dhe kur u mbarojnë edhe hijet, shpallin armik një profil në Facebook, një karakter të cilit as emrin nuk ia dinë. -Spekulojnë e trillojnë, e pastaj spekulimet e veta i quajnë fakte e prova. -Por, kur drejtësia triumfon ndaj tyre, si në rastin e Martin Berishajt, ata heshtin. -Nuk e thonë se drejtësia fitoi përballë shpifjes dhe zhurmës së tyre të orkestruar. -Ata heshtin edhe për Shahin Bushin e PDK-së. -Dikur këto media kishin një mision të madh: të bindnin popullin se nata ishte ditë dhe se e zeza ishte e bardhë. -Sot, misioni i tyre është edhe më “fisnik”: të zbulojnë kush fshihet pas “Lule Gjelit”. -Një komb që pret drejtësi, ata e ftojnë të merret me pseudonime. -Një popull që pret zbardhjen e dosjeve të krimit, ata e “argëtojnë” me gjueti profilesh virtuale. -Është për të qeshur e për të qarë. -Krimi i organizuar, korrupsioni, dosjet e pazbardhura dhe lidhjet e politikës me botën e errët nuk ua trazojnë gjumin tregtarëve mediatikë të gjakut. -Por një profil anonim, “Lule Gjeli”, u ka hyrë në mendje dhe në zemër si gjembi në këmbë. -Është e çuditshme se si disa nuk i tremb e kaluara për të cilën me fakte, prova e dëshmitarë pritet të zbardhet e vërteta e vrasjeve politike por i tmerron një karakter anonim i Facebook-ut, “

Lule Gjeli”. -Po të mos ishte tragjike, do të ishte komedi. -Ka nga ata që për vite të tëra u paraqitën si “rojtarë të demokracisë”, ndërsa sot kërkojnë që Prokuroria të merret me një karakter virtual, sikur prej tij të varej fati i Republikës. -Nuk e gjetët se kush është “Lule Gjeli”, por një gjë dihet: ka arritur t’u prishë gjumin horrave të opozitës dhe hibrideve të tyre mediatik. -Nëse një profil anonim ka fuqinë të trazojë kaq shumë studio televizive, redaksi e deklarata politike, politikane qe te nxitur nga histeria e propagandes shpallin fajtor psuodonimlet ne FB atëherë problemi nuk është profili “Lule Gjeli”. -Problemi është ndërgjegjja e trazuar e atyre që ndihen të goditur. -Guri nuk leh; leh ai që e ndien se guri i ka rënë mbi çati. -Mbase kjo është arsyeja pse disa media nuk merren me pyetjet që shqetësojnë qytetarin, por me pyetjen e madhe kombëtare: “Kush është Lule Gjeli?” -Sikur prej një karakteri virtual të varej mirëqenia, drejtësia dhe e ardhmja e Kosovës. -Dhe kështu, në mungesë të kauzave të mëdha, u mbeti një armik i vogël një “armik” që e shpikën për të mbuluar krimet e bashkëpunëtorit të tyre, Shahin Bushit, kundër shqiptarëve. -“Lule Gjeli”, kushdo që të jesh, ua paske bërë atë që nuk ua bënë dot shumë kundërshtarë politikë: i ke detyruar të flasin për ty më shumë sesa për telashet e veta që kanë me drejtësinë. – Dhe kjo është loja më e madhe që mund t’u bëhet atyre që kujtojnë se propaganda mund të zëvendësojë arsyen.

Burimi: Bota Sot