Sulmi ndaj tri grave në Paris, sulmuesi bërtiti “Allahu më urdhëroi”

0%

Tri gra mbetën të plagosura pas një sulmi me thikë që ndodhi sot në Parisit, pranë Gjykatës së Parisit, në zonën Porte de Clichy. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, i dyshuari, i cili ishte i armatosur me dy thika kuzhine, sulmoi viktimat në trotuar. Njëra nga të plagosurat raportohet të jetë shtatzënë, raporton New York Post.

Dëshmitarët thanë se I dyshuar bërtiti se ishte “i urdhëruar nga Allahu” gjatë sulmit. Policia franceze ndërhyri në vendin e ngjarjes dhe arrestoi të dyshuarin. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit, ndërsa deri më tani nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nëse rasti po trajtohet si akt terrorist. Gjendja shëndetësore e të plagosurave nuk është bërë e ditur.

Burimi: Bota Sot