Chelsea nis bisedimet për sulmuesin veteran të Premier Ligës

0%

Chelsea po shqyrton një lëvizje të çuditshme në merkato. Blutë e Londrës janë duke vlerësuar një lëvizje për sulmuesin e Brighton, Danny Welbeck. Bisedimet janë në një fazë të hershme mes dy klubeve për Welbeck, i cili ka 12 muaj të mbetur në kontratën e tij me Pulëbardhat. Edhe vetë Brighton nuk do t’i dalë përpara Welbeck-ut, nëse klubet bien dakord për një tarifë të drejtë.

Lajmi është konfirmuar nga burime të shumta angleze. Chelsea synon një lëvizje shokuese për ish-yllin e Arsenalit dhe Man United, Danny Welbeck, 35 vjeç. Sulmuesi shënoi 13 gola në 37 paraqitje për Seagulls sezonin e kaluar, rekord personal në karrierë, ndërsa Brighton u kualifikua në Conference League.

Welbeck, i cili sezonin e kaluar shënoi 13 gola në kampionat, një rekord karriere teksa Brighton u kualifikua në Conference League, shihet si profili i përvojës që i mungon Chelseas. Kjo lëvizje vjen pas deklaratës së pronarit Behdad Eghbali se modeli i klubit me vetëm lojtarë të rinj ka nevojë për një “rregullim”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Chelsea po kërkon liderë dhe personalitete të forta pas një sezoni zhgënjyes, dhe Welbeck, me mbi 200 ndeshje në Premier League që nga ardhja nga Watford në 2020, përshtatet perfekt. Nëse transferimi realizohet, do të ishte një nga surprizat më të mëdha të verës.

Burimi: Bota Sot