Bletët pushtojnë fushën në Brazil

0%

Shpërndaje në: Një skenë e pazakontë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në Brazil. Një tufë e madhe bletësh ka ndërprerë përkohësisht lojën dhe ka shkaktuar momente frike te futbollistët. Ishte ndeshja e parë e finales së Kampionatit Brazilian U20, midis Bahias dhe Fluminenses.

Lojtarët u detyruan të hidhen në tokë dhe të mbulonin fytyrat e tyre, në përpjekje për t’u mbrojtur nga pickimet e bletëve që kishin pushtuar fushën. Situata krijoi panik për disa momente, ndërsa arbitri dhe stafet e skuadrave pritën që tufa e bletëve të largohej para se ndeshja të vazhdonte.

Stafi i stadiumit reagoi shpejt për ta zgjidhur situatën, duke aktivizuar sistemin e ujitjes dhe duke spërkatur ujë në të gjithë fushën me qëllim largimin e bletëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Futboll 17 sht 2025 Franco Foda flet në Austri për rëndësinë e bletëve Ndërhyrja rezultoi e suksesshme, ndërsa pas një ndërprerjeje prej rreth 10 minutash, ndeshja filloi nën vëmendjen dhe kujdesin e shtuar të lojtarëve dhe zyrtarëve. Pamjet dhe fotografitë nga ndeshja treguan një numër të madh bletësh të grumbulluara rreth njërës prej kamerave televizive që po transmetonte takimin.

Dyshohet se pikërisht kjo pajisje mund të ketë tërhequr tufën e bletëve drejt fushës. A partida entre Bahia e Fluminense de Feira, válida pelo primeiro jogo da final do Campeonato Baiano sub-20, foi interrompida no estádio, em Feira de Santana, após um enxame de abelhas invadir o gramado. Vídeo: Reprodução/TVE pic.twitter.com/kLFjTaagae — Reinaldo Gottino (@RGottino) July 27, 2026

Burimi: Koha