Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL

0%

Policia e Kosovës ka bërë ekstradimin e një shtetasi të Danimarkës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”,. Ai kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar.

“I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë Daneze, për veprat penale “Vrasje, Mbajtja e armëve të zjarrit në rrethana veçanërisht rënduese dhe Zjarrvënie”, njofton Policia.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Danimarkës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot