1 muaj paraburgim për djalin që vrau aksidentalisht babanë në Deçan

0%

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar paraburgim prej një muaji Erdonit Hasanramajt, i cili dyshohet se privoi aksidentalisht nga jeta babanë e tij, Shpend Hasanramajn në Strellc të Deçanit.

Sipas njoftimit, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë-Divizioni Penal të datës , për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj.

Njoftimi i plotë: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., për shkak të veprës penale Vrasje nga pakujdesia nga neni 175 i KPRK-së, si dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pejë, – Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale Vrasje nga pakujdesia nga neni 175 i KPRK-së, si dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë-Divizioni Penal të datës , për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj. Masa e paraburgimit është caktuar konform nenit 184 par.1, nënpar.1.1 dhe pika 1.2, pika 1.2.1 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Pejë.

Burimi: Bota Sot