Është tërhequr shorti për xhirot e para të edicionit të ri 2026/27 në Superligën e Kosovës. Edhe kësaj radhe, qysh në start do të kemi kënaqësinë të shohim disa përballje mjaftë interesante. Vëmendja padyshim do të jetë te sfida Prishtina – Ballkani, derisa edhe Drita me Llapin pritet të jetë mjaftë e zjarrtë.
Malisheva do të jetë mysafir i skuadrës të sapo promovuar, Vushtrrisë, kurse Gjilani i shkon Feronikelit ’74. Sfida e fundit është mes Drenicës dhe Dukagjinit. Rikujtojmë, sezoni vjeshtor do të fillojë nga 15 gushti si dhe përfundon më 20 dhjetor./ Telegrafi
