Motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamion në Istog

0%

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën në fshatin Veriq të Istogut, ku janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Me datë , rreth orës , Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Veriq-Istog.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi, motoçiklistit”, ka deklaruar Gashi për Telegrafin. Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Me urdhër të organeve kompetente, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedurat e parapara, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi