PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes

0%

Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar propozimin për ndarjen e re territoriale. Sipas burimeve të Euronews, ndarja e re territoriale do të vijë si propozim i deputetëve të PS-së, përmes ndryshimeve në ligjin për vetëqeverisjen vendore, në kushtet kur komisioni i posaçëm nuk arriti të prodhojë një dakordësi me opozitën.

Socialistët dhe opozita ngritën një komision të posaçëm parlamentar për këtë reformë, por pas përfundimit të afatit të punimeve nuk u arrit një marrëveshje. Opozita kërkoi shtyrjen e afatit të komisionit, ndërsa mazhoranca dorëzoi në Kuvend një raport të njëanshëm.

Megjithatë, projektligji pritet të miratohet në sesionin e ardhshëm parlamentar, pasi sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë kanë 60 ditë afat për të dhënë mendimin e tyre mbi projektin. Më pas, ai do të shqyrtohet në komisionet parlamentare dhe në vijim do t’i nënshtrohet votimit në seancë plenare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Objektivi i mazhorancës është që reforma të miratohet jo më vonë se fillimi i muajit tetor.

Burimi: Bota Sot