Pamela Anderson nuk do të rikthehet në rikrijimin e serialit

0%

Shpërndaje në: Aktorja Pamela Anderson ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e versionit të ri të serialit ikonik “Baywatch”, duke zbuluar se askush nga produksioni nuk e ka kontaktuar. Aktorja 59-vjeçare, e cila u bë e famshme në rolin e C.J. Parker, ka thënë për Deadline se di shumë pak për projektin e ri. “Askush nuk më ka kontaktuar. Nuk di shumë për këtë projekt.

E di që në një moment kishin biseduar me djemtë e mi për produksionin, por nuk arritën marrëveshje. Megjithatë, u uroj suksese”, ka thënë ajo. Anderson ka kujtuar me nostalgji periudhën kur luante në serial, por theksoi se nuk e ka ndërmend të rikthehet. “Ishte punë fantastike dhe më pëlqente të shkoja çdo ditë në plazh. Ajo eksperiencë më mësoi shumë dhe më dha famë ndërkombëtare.

Por nuk kam plane të rikthehem te ‘Baywatch’”, u shpreh aktorja. Ajo ka shtuar se do ta kishte shqyrtuar mundësinë e rikthimit vetëm nëse në projekt do të ishin përfshirë djemtë e saj, Brandon dhe Dylan Lee. “Nëse djemtë e mi do të ishin pjesë e projektit, ndoshta do ta kisha dëgjuar propozimin. Por tash dua të eksploroj role të reja dhe të sfidoj veten.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dua të bëj zgjedhje të guximshme dhe të befasoj publikun, por edhe veten”, ka thënë Anderson. Edhe Showbiz 2 o. më parë “Odiseu” vazhdon të dominojë kinematë me një fundjavë tjetër rekord Ndërkohë, ish-kolegia e saj, Carmen Electra, e cila interpretoi Lani McKenzie, kishte një këshillë për kastin e ri. Carmen Electra “Është punë shumë e vështirë.

Duhet të jesh në formë të shkëlqyer fizike dhe të kesh aftësi shumë të mira noti. Nuk është aspak një punë e lehtë”, ka thënë ajo. Carmen ka zbuluar se gjatë xhirimeve ishte stërvitur nga një roje plazhi profesionist, i cili kishte qenë shumë kërkues gjatë përgatitjeve.

Burimi: Koha