Federata zvicerane do të rishqyrtojë përkrahjen për Infantinon

0%

Shpërndaje në: Federata e Futbollit e Zvicrës ka bërë publike më herët përkrahjen për Gianni Infantinon, që kërkon mandat të ri në krye të FIFA-s. Por ky vendim do të rishqyrtohet, shkruan “20 Minuten”. Sipas mediumit zviceran, kur federata ofroi përkrahjen për Infantinon, bota e futbollit ishte ndryshe. Infantino është nga Zvicra.

Pas Botërorit, situata duket ndryshe, për shkak të kundërthënieve që përcollën ngjarjen në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Reagimet më të shumta ishin për rastin e Folarin Balogun. Nga federata helvetike kanë thënë se do ta shqyrtojnë çështjen përsëri. “Kemi shkruar letrën para ngjarjeve shumë të diskutueshme gjatë Kupës së Botës, që ne po ashtu i vlerësojmë të papranueshme.

Rrjedhimisht, po bëhen diskutime të mëtejme të brendshme dhe të jashtme me federatat e tjera”, shkruan në një përgjigje të federatës zvicerane për “20 Minuten”. Do të ketë një vendim nëse Infantino do të ketë përkrahje nga Zvicra. Planifikohet edhe një takim i drejtuesve të federatës zvicerane me presidentin e FIFA-s.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Futboll 29 sht 2025 Nga federata zvicerane flasin për vendimin e Hajdarit “Do të monitorojmë zhvillimet e tjera lidhur me FIFA-n deri në zgjedhjet e 18 marsit të vitit 2027”, shkruan në përgjigjen e federatës. Federata gjermane nuk ka shkruar letër përkrahjeje për Infantinon. Megjithatë vlerësohet se ai ka përkrahje të madhe nga federatat nacionale.

Më shumë se 200 prej 211 anëtarëve të FIFA-s kanë ofruar përkrahjen për Infantinon, sipas “The Guardian”.

Burimi: Koha