PSG futet në garë për Rodrin

0%

Paris Saint-Germaini ka hyrë zyrtarisht në garë për transferimin e Rodrit. Kampionët e Evropës i kanë nisur kontaktet e para për ta shqyrtuar mundësinë e afrimit të mesfushorit spanjoll të Manchester Cityt, i cili mbetet njëri nga objektivat më të mëdhenj të afatin kalimtar veror.

Rodri e ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Manchester Cityn dhe deri tani nuk i ka pranuar ofertat për vazhdimin e saj. Kjo situatë e ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, me Real Madridin që prej kohësh e ndjek nga afër situatën e tij.

Sipas raportimeve, PSG-ja e konsideron 30-vjeçarin si një mundësi unike në treg dhe trajneri Luis Enrique e sheh atë si përforcimin ideal për mesfushën, ku tashmë aktivizohen Vitinha, Fabián Ruiz dhe João Neves. Drejtuesit e klubit francez besojnë se ardhja e Rodrit do ta bënte ekipin edhe më konkurrues në objektivin për ta mbrojtur trofeun e Ligës së Kampionëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, Real Madridi vazhdon të konsiderohet favorit në garë, pasi ka kohë që po punon për transferimin e fituesit të Kupës së Botës me Spanjën. Pavarësisht kësaj, hyrja e PSG-së në negociata pritet ta komplikojë ndjeshëm garën për një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Burimi: Bota Sot