Arrestohet një i mitur, kërcënoi një bashkëmoshatar për para

0%

Policia ka arrestuar një person të mitur, i dyshuar për veprën penale “Detyrim”. Sipas njoftimit policor, rasti është raportuar më , ndërsa dyshohet se ka ndodhur gjatë periudhës 6– në Prishtinë.

Ankuesi, një mashkull kosovar, së bashku me djalin e tij të mitur, kanë raportuar se i dyshuari, gjithashtu i mitur, në vazhdimësi e ka kërcënuar me fjalë viktimën e mitur, duke i kërkuar dhe marrë para. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Burimi: Telegrafi