Imeri shkëlqeu, por ende mund të largohet nga Young Boysi

0%

Shpërndaje në: Mesfushori Kastriot Imeri është kthyer tek Young Boysi, pasi e fitoi titullin e kampionit të Zvicrës me Thunin. Te Thuni, 26-vjeçari ishte i huazuar për edicionin e kaluar. Të dielën, Imeri shkëlqeu tek Young Boysi duke bërë dy asistime në fitoren 4:2 ndaj Sionit, në xhiron e parë të edicionit të ri. “Blick” e vlerësoi fitues të ndeshjes.

Por Imeri luajti më gjatë vetëm për faktin se një mesfushor startues u lëndua në fillim të ndeshjes. Ai ende nuk e ka fituar besimin e trajnerit për të startuar. Dhe ende mund të largohet nga Young Boysi gjatë kësaj vere. Trajneri Gerardo Seoane duket që nuk llogarit plotësisht në Imerin. Kështu, e ardhmja e tij mbetet e paqartë me gjithë fillimin pozitiv. “Ai po garon me lojtarët e tjerë.

Është opsion për të filluar, por po ashtu opsion për t’u aktivizuar më vonë”, ka thënë Soane. Imeri nuk është i kënaqur me rolin aktual në skuadër. Sipas “Blick”, lojtari me një paraqitje për Zvicrën, mund të largohet nëse pranon ofertën e duhur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha