Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin rrugor në qytetin e Ferizajt. Si pasojë e grumbullimit të shpejtë të ujit, nënkalimi kryesor i qytetit është përfshirë nga vërshimet, duke e bërë këtë segment rrugor pothuajse të pakalueshëm për automjetet e vogla.
Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë nivelin e lartë të ujit në brendësi të nënkalimit, ku drejtuesit e automjeteve detyrohen të lëvizin me kujdes të shtuar për të shmangur bllokimin ose dëmtimin e veturave.
Uji i grumbulluar ka mbuluar plotësisht korsitë e qarkullimit, ndërsa vërshimet kanë vënë në sprovë sistemin e drenazhit dhe të ujërave atmosferike në këtë infrastrukturë urbane. Pamjet:
