Arbitri i finales së Botërorit i jep fund karrierës

0%

Shpërndaje në: Arbitri slloven i futbollit, Slavko Vinçiq, i ka dhënë fund karrierës vetëm një javë pasi e drejtoi finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës. Vinçiq është tërhequr në moshën 46-vjeçare, ka konfirmuar Federata e Futbollit e Sllovenisë. Ai largohet në kulm të karrierës, menjëherë pasi referoi ndeshjen më të madhe të mundshme në futboll.

Vinçiq u bë arbitër ndërkombëtar në vitin 2010. Ka pasur karrierë impresive, ndërsa ka drejtuar edhe finalen e Ligës së Kampionëve. Ishte në dy Botërorë dhe në disa Kampionate Evropiane.

Burimi: Koha