Kombëtarja e Kosovës pëson humbje

0%

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj e ka nisur me humbje turneun e CEV Volleyball European League, pasi u mposht nga Maqedonia e Veriut me rezultat 3:0 (Setet: , , ) në ndeshjen e zhvilluar të premten mbrëma. Maqedonia e Veriut hyri më mirë në takim dhe dominoi setin e parë, duke e fituar atë me rezultat .

Mysafirë vazhduan me ritëm të lartë edhe në setin e dytë, ku arritën të ruajnë avantazhin dhe të sigurojnë fitoren për epërsinë 2:0 në sete. Në setin e tretë, Kosova tregoi fytyrën e saj më të mirë. “Djelmoshat tanë ngritën nivelin e lojës, u kundërpërgjigjën në çdo segment dhe zhvilluan një duel të baraspeshuar deri në pikët e fundit.

Megjithatë, pas një përfundimi dramatik, Maqedonia e Veriut arriti të fitojë setin , duke mbyllur ndeshjen me rezultat maksimal 3:0. Pavarësisht humbjes, paraqitja në setin e tretë dëshmoi karakterin dhe vendosmërinë e Kombëtares së Kosovës, e cila synon reagimin në sfidën e radhës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kosova do të rikthehet në parket të dielën, kur do të përballet me Izraelin në ndeshjen e fundit të turneut të CEV Volleyball European League që po zhvillohet në Kosovë. Takimi do të mbyllë turneun në Prishtinë për Kombëtaren tonë, e cila do të kërkojë rezultat pozitiv para publikut vendas”, thuhet nga FVK.

Burimi: Bota Sot