Publikohen pamjet e operacionit në Roskovec, momenti kur policia

0%

Janë publikuar pamje nga operacioni i zhvilluar nga forcat speciale RENEA dhe Policia e Shqipërisë gjatë ngjarjes së rëndë në Roskovec, ku një 35-vjeçar mbajti peng ish-të fejuarën e tij pas vrasjes së prindërve të saj. Në video shihen efektivët e RENEA-s dhe negociatorët e policisë teksa përpiqen ta bindin të dyshuarin të dorëzohet dhe të lirojë 24-vjeçaren Rozalinda Plaku.

Operacioni zgjati disa orë dhe u ndoq nga afër edhe nga drejtues të Policisë së Fierit dhe përfaqësues të Prokurorisë. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për t’i dhënë fund situatës në mënyrë paqësore, 35-vjeçari refuzoi të dorëzohej. Pas negociatave, 24-vjeçarja u lirua e padëmtuar dhe u dërgua në një vend të sigurt.

Ndërkohë, negociatorët vijuan komunikimin me autorin e dyshuar, por operacioni përfundoi tragjikisht kur ai u gjet i pajetë brenda automjetit. Ngjarja kishte nisur në orët e para të mëngjesit në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku i dyshuari dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj prindërve të ish-të fejuarës së tij, të cilët humbën jetën në vend.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më pas ai mori me forcë të renë dhe u largua me automjet, duke shkaktuar një operacion të gjerë kërkimi nga autoritetet. Grupi hetimor po vazhdon veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila ka tronditur opinionin publik në Shqipëri. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com