Braktisin fshatin prej rrugës , banorët e Mafsheqit të Krujës:

0%

Fshati i Mafsheqit, në malësinë e Krujës, ka burime të shumta natyrore dhe potencial për zhvillimin e turizmit, por sot përballet me një tjetër realitet, largimin e banorëve. Amortizimi i rrugës që lidh fshatin me zonat përreth është kthyer në shqetësim kryesor për banorët, të cilët thonë se mungesa e infrastrukturës po i detyron të largohen.

Dikur ky fshat njihej për prodhimet e shumta bujqësore e blegtorale, ndërsa sot kanë mbetur vetëm pak familje që vazhdojnë të punojnë tokën dhe të mbajnë gjallë traditat e zonës. Banorët kujtojnë se fshati kishte shkollë dhe shërbime shëndetësore, ndërsa vitet e fundit fëmijët e paktë udhëtojnë drejt Krujës për t’u shkolluar.

“ E kemi kërkuar disa herë, por nuk e ka marrë askush në konsideratë ”, tha një banor. Banorët thonë se investimi në rrugë do të ishte një mundësi jo vetëm për të frenuar braktisjen e fshatit, por edhe për të zhvilluar turizmin dhe ekonominë lokale. Ata kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga institucionet, që kjo zonë me bukuri të shumta të mos mbetet e harruar dhe e braktisur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot