Kane: Natën e parë që mbërritëm këtu…

0%

Harry Kane ka treguar sekretin që fshihet pas formës së mirë që shfaqi Anglia në takimin e saj të parë në Botërorin 2026. Sulmuesi i Bayern-it të Mynihut zbuloi se “Tre Luanët” kanë shfrytëzuar në maksimum faktin se kampi i tyre bazë ndodhet në një qytet si Kansas City, i cili njihet si një nga më të famshmit për barbecue.

“Natën e parë që mbërritëm këtu kemi bërë një ‘barbecue’ të mirë në hotel. Mitch, njëri prej kuzhinierëve tanë, së bashku me disa kuzhinierë vendas na kanë gatuar diçka me të vërtetë të veçantë ”, tha bomberi, i cili shënoi dy prej katër golave të shënuar nga Anglia karshi Kroacisë në Arlington.

Dieta e Anglisë përshtatet nga shefat e kuzhinës për t’u siguruar që ata të jenë në formë të shkëlqyer. Në përpjekje për ta bërë këtë grumbullim interesant, ata shpesh organizojnë netë të veçanta me ushqime nga e gjithë bota dhe konsumojnë gjithçka jashtë për të forcuar edhe më shumë lidhjen mes lojtarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot