Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar çfarë moti do të mbajë në pesë ditët në vazhdim. Në njoftim thuhet se gjatë javës temperatura minimale e ditës do të jetë 12 gradë Celsius, ndërsa më e larta do të jetë të premten 38 gradë.
E hënë 27 korrik Temperaturat minimale: 13–15°C Temperaturat maksimale: 26–30°C Era do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore, me shpejtësi mesatare 1–8 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive mund të ketë fuqizime të përkohshme. E martë, Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, me intervale të gjata me diell.
Reshje të izoluara mund të jenë të mundshme kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale: 13–16°C Temperaturat maksimale: 27–32°C Era kryesisht e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, 1–7 m/s. E mërkurë, Moti do të jetë kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat do të shënojnë rritje graduale.
Temperaturat minimale: 12–15°C Temperaturat maksimale: 27–33°C Era e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor dhe perëndimor, 1–6 m/s. E enjte, Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten. Temperaturat minimale: 12–15°C Temperaturat maksimale: 29–36°C Era kryesisht e dobët, me shpejtësi 1–5 m/s.
Në disa zona gjatë pasdites mund të ketë erëra lokale. E premte, Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Temperaturat minimale: 13–16°C Temperaturat maksimale: 30–38°C Era e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, 1–6 m/s.
