Bayern Munich ka arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të talentit 18-vjeçar senegalez Bara Sapoko Ndiaye. Sipas Fabrizio Romanos, Ndiaye ka lënë përshtypje te Vincent Kompany gjatë sezonit të kaluar kur ishte në huazim dhe klubi bavarez ka vendosur të vazhdojë me blerjen definitive Ndiaye vjen nga akademia Gambinos Stars Africa në Banjul të Gambias, e cila bashkëpunon që nga viti 2023 me Red&Gold Football, joint-venture i Bayern Munich dhe Los Angeles FC për zhvillimin e talenteve.
Gambinos Stars do të përfitojë rreth 3 milionë euro, ndërsa lojtari do të firmosë kontratë deri në qershor të vitit 2031. Hapat formalë dhe njoftimi zyrtar priten gjatë javës së ardhshme. Bara do ta nisë fazën përgatitore me ekipin e parë të Bayernit dhe ka shanse reale të qëndrojë për këtë sezon, me opsionet e huazimit që do të shqyrtohen vetëm më vonë.
