Policia e vret të dyshuarin për sulmin në “Paradën e Krenarisë” në

0%

I dyshuari për sulmin në aktivitetin e “Paradës së Krenarisë” në Berlin është qëlluar për vdekje nga policia gjermane, raportojnë mediat vendase. Sipas transmetuesit rajonal Rundfunk Berlin-Brandenburg (RBB), personi i identifikuar si Abdul Ballout, 21 vjeç, u vra gjatë një operacioni policor në një kompleks kopshtesh në zonën Spandau të Berlinit.

Policia kishte nisur një operacion të gjerë kërkimi pas sulmit, me përfshirjen e qindra efektivëve, shkruan skynews . Shkon në 29 numri i të lënduarve në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, i dyshuari është shtetas gjerman me prejardhje libaneze – ishte dënuar me burg Ngjarja kishte ndodhur rreth orës të mbrëmjes së kaluar, gjatë një aktiviteti të komunitetit Pride në kryeqytetin gjerman.

Autoritetet gjermane më herët kishin deklaruar se Ballout, i lindur në Gjermani dhe me prejardhje libaneze, ishte i lidhur me atë që policia e përshkroi si “skena islamiste” në Berlin. Hetimet për të zbardhur motivin e sulmit dhe rrethanat e plota të ngjarjes po vazhdojnë. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të analizave të provave të mbledhura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi