MIT njofton se të hënën s’do të ketë kufizim të qarkullimit të

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se të hënën, më , nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë mbi 20 tonë. Kufizime nuk do të ketë pasi sipas parashikimit zyrtar të temperaturave, nuk pritet që të plotësohen kushtet e përcaktuara nga kjo ministri për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.”- thuhet në njoftimin e MIT-it. Kjo Ministri për disa ditë kishte kufizuar qarkullimin e mjeteve të rënda për shkak të temperaturave të larta.

Burimi: Kallxo