Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” pritet që nga data të fillojë faturimin e ujit në katër komunat veriore të vendit. Bashkim Kurti, drejtor i kësaj kompanie, në një intervistë për RTK ka thënë se ka filluar vendosja e ujëmatësve në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, derisa institucionet në këto komuna kanë pranuar faturat e para.
“Faturat e para për institucionet në këto dy komuna i kemi dërguar në muajin maj dhe presim pagesat e para zyrtare. Më pas do të vazhdojmë me bizneset në të katër komunat veriore dhe faza e tretë do të jetë për amvisëritë”, ka deklaruar Kurti. Sipas tij, procesi i furnizimit me ujëmatës për pjesën veriore tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare.
“Me ndihmën e Ministrisë së Ekonomisë kemi përmbyllur procesin e tenderimit për blerjen e ujëmatësve. Nëse gjithçka shkon sipas planit, nga 1 gushti do të fillojë vendosja e tyre edhe nëpër amvisëri. Ndërsa nga 1 tetori do të fillojë arkëtimi i pagesave edhe nga bizneset, edhe nga amvisëritë”, bëri të ditur ai.
Më ishte nënshkruar një marrëveshje mes KRU “Mitrovica” dhe komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok që të inkasohet dhe faturohet furnizimi me ujë. 12 ditë më pas, një marrëveshje e tillë ishte nënshkruar edhe me komunën e Lepisaviqit.
Ministrja Artane Rizvanolli, asokohe kishte thënë se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e furnizimit me ujë për qytetarët e këtyre komunave. “Deri më sot KRU “Mitrovica” ka qenë e kufizuar në tre rajone, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj. Nga sot kjo po ndryshon duke lidhur marrëveshje me katër komuna.
Çështja e mospagesës në veri është diçka që e ka rënduar KRU Mitrovicën ndër vite. Ftoj komunat dhe ndërmarrjen të bashkëpunojnë ngushtë sepse do të jetë një proces kompleks i identifikimit të pranimit teknik”- kishte thënë ajo. Ndërsa kryeshefi i Ujësjellësit, Bashkim Kurti, kishte bërë të ditur se këto komuna do të marrin shërbime nga KRU “Mitrovica”.
“Nga sot do të marrim në shërbim katër komunat veriore. Do të bëhet evindentimi i konsumatorëve, vendosja e ujëmatësve si dhe faturimi e inkasimi. Për këtë periudhë transitore, e kemi caktuar një afat kohor, datën . Duhet të gjejmë zgjidhje edhe për organin paralel”- tha Kurti më .
Kurti, në intervistën në RTK ka bërë të ditur se ka interesim të madh të profesionistëve për t`u bërë pjesë e kompanisë. Ai tha se për 115 pozitat e hapura janë regjistruar mbi 900 aplikime. “Ka qenë një punë e jashtëzakonshme e stafit tonë dhe e një ekipi të shkëlqyeshëm në kompani.
Mbështetje kemi pasur edhe nga Ministria e Ekonomisë, GIZ-i gjerman dhe Zyra e Bashkimit Evropian, dhe po e mbyllim këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh ai.
