Shpërndaje në: Goli i shënuar nga Lutfi Dalipi nuk i ka mjaftuar Vaduzit që të dielën pasdite u mposht në xhiron e parë të edicionit 2026/27 të Superligës së Zvicrës. Vaduzi pësoi disfatë në udhëtim nga Lugano me rezultatin 2:1. Mesfushori 20-vjeçar golin e vetëm për Vaduzin e realizoi në minutën e 71-të.
Dalipi dhe mbrojtësi Liridon Berisha e kompletuan ndeshjen, kurse Denis Simani ishte në bankën e rezervistëve te Vaduzi. Ndërkohë te Lugano ndeshjen e kompletoi Uran Bislimi, kurse Ezgjan Alioski u paraqit deri në minutën e 93-të pasi që u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi.
