Tollovi në hyrje të Prishtinës, “Maraklitë e kerreve” shkaktojnë

0%

Një aktivitet i organizuar nga grupi i adhuruesve të veturave “Maraklitë e kerreve” ka shkaktuar bllokim të trafikut dhe kolona të gjata në aksin rrugor nga Fushë Kosova drejt Prishtinës. Numër i madh i automjeteve janë grumbulluar në këtë zonë, duke krijuar tollovi dhe duke vështirësuar qarkullimin normal për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë radhë të gjata automjetesh, ndërsa shumë të apasionuar pas veturave kanë marrë pjesë në aktivitetin e organizuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com