Rëndohet situata në Gostivar pas ndotjes së ujit, mijëra qytetarë

0%

Numri i personave të prekur nga kontaminimi i ujit të pijshëm në Gostivar të Maqedonisë së Veriut vazhdon të rritet, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për menaxhimin e situatës së krijuar. Vetëm gjatë ditës së fundit, 125 qytetarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore për shkak të problemeve shëndetësore të dyshuara si pasojë e konsumimit të ujit të ndotur.

Që nga fillimi i krizës, mbi 4 mijë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor. Për shkak të përhapjes së rasteve, autoritetet kanë shpallur gjendje epidemie, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm për banorët mbetet i ndërprerë. Qytetarët aktualisht furnizohen me ujë të ambalazhuar, ndërsa për nevoja të tjera përdoret ujë nga cisternat e siguruara nga institucionet.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se furnizimi me ujë mund të rikthehet fillimisht vetëm për përdorim teknik, pasi të përfundojnë kontrollet dhe pastrimi i sistemit. Ndërkohë, ekipet e ndërmarrjes së ujësjellësit nga Shkupi po punojnë për sanimin e problemit dhe rikthimin gradual të furnizimit normal. Hetimet për ndotjen e ujit janë ende duke vazhduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas autoriteteve, prokuroria ka identifikuar persona të dyshuar për përfshirje në rast, ndërsa tre persona ndodhen në paraburgim nën dyshimet për ndotjen e sistemit të furnizimit me ujë. Dyshimet paraprake lidhen me ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku raportohet se është futur ujë nga lumi në sistemin kryesor të furnizimit.

Analizat laboratorike kanë treguar nivele të larta të ndotjes bakteriale, duke nxitur masat emergjente nga autoritetet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com