Shpërndaje në: Gjermania do ta ketë testin e parë të vështirë në Kupën e Botës kur luan ndaj Bregut të Fildishtë të shtunën nga ora , në Grupin E. Ndeshja zhvillohet në Toronto. Gjermania e fitoi ndeshjen e parë 7:1 ndaj Kuraçaos. Gjermania arriti në 239 gola të shënuar në Botërorë.
Por, gjermanët synojnë fitore tjetër për të avancuar në fazën nokaut, pasi nuk e arritën këtë sukses në dy Kupat e fundit të Botës. Fitore në ndeshjen e parë arriti edhe Bregu i Fildishtë që e mposhti Ekuadorin 1:0. Ndeshja e vetme mes këtyre dy përfaqësueseve ishte në nëntor të vitit 2009 dhe ishte mbyllur 2:2.
Te Bregu i Fildishtë ka shumë yje që mund ta testojnë seriozisht katër herë fituesen e Kupës së Botës. Edhe përfaqësuesja afrikane synon fitore për të siguruar fazën nokaut.
