Al-Hilal është i vendosur të bëjë një tjetër goditje të madhe në merkaton e verës, kësaj radhe me objektiv yllin e Bayernit, Luis Diaz. Sipas raportimeve, klubi saudit është gati t’i ofrojë rrethit të sulmuesit kolumbian një pagë marramendëse prej rreth 25 milionë eurosh në sezon, me synimin për ta bindur të transferohet në Arabinë Saudite..
Për më tepër, Al-Hilal ka në dispozicion një buxhet që tejkalon 300 milionë euro për blerje gjatë kësaj vere dhe është i gatshëm t’i ofrojë Bayernit një shumë që varion nga 105 deri në 130 milionë euro për kartonin e 29-vjeçarit.
Luis Diaz mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayernit, por oferta financiare e Al-Hilal pritet të jetë një provë serioze si për klubin Gjerman, ashtu edhe për vetë futbollistin.
