Ditën e sotme, Skënderbeu dhe Partizani do të zbresin në fushën e lojës në kuadër të sfidës miqësore që vlen për përgatitjet për sezonin e ri në “Abissnet Superiore”. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit dhe do të nisë prej orës .
Një duel që padyshim që do t’u shërbejë dy trajnerëve si Florin Bratu dhe Julian Ahmataj të cilët do të jenë debutues në edicionin e radhës të kampionatit shqiptar. Tashmë që të dyja kontigjentet po plotësohen nga afrimet e bëra në merkato, një ndeshje e këtij niveli do të vlejë më shumë për të matur “pulsin” e skuadrave, në një test të vërtetë dhe niveli mes dy rivalëve.
