Dy talente të FC Prishtinës ftohen në Akademinë e PSG-së

0%

Paris Saint-Germain, kampioni aktual i UEFA Champions League, ka ftuar zyrtarisht dy futbollistët e FC Prishtinës, Lorik Mehmetin dhe Rin Ahmetin, për një periudhë stërvitore vlerësimi në Akademinë e PSG-së. Periudha vlerësuese do të zhvillohet nga 27 korriku deri më , në kampusin e PSG-së në Poissy të Francës.

Aty dy talentët do të kenë mundësinë të stërviten dhe të dëshmojnë vlerat e tyre në një nga akademitë më prestigjioze në Evropë.

Kjo ftesë është vlerësim i drejtpërdrejtë për punën dhe potencialin e Lorikut dhe Rinit, por edhe dëshmi e riorganizimit dhe investimit që po bëhet te Akademia e FC Prishtinës për identifikimin, zhvillimin dhe promovimin e talenteve që do të jenë shtyllë e ekipit të parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bashkëpunimi me një klub si PSG dëshmon besimin dhe respektin e ndërsjellë dhe hap rrugë konkrete për promovimin e futbollistëve tanë në nivelin më të lartë ndërkombëtar. FC Prishtina u uron Lorik Mehmetit dhe Rin Ahmetit shumë suksese gjatë kësaj periudhe, me bindjen se do ta përfaqësojnë me dinjitet klubin dhe futbollin e Kosovës.

Burimi: Bota Sot