Kemi të bëjmë me sulm islamist, thotë ministri gjerman pas futjes së

0%

Shpërndaje në: Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka deklaruar të dielën se sulmi me veturë në Paradën e Krenarisë në Berlin, të shtunën në mbrëmje, tregon se bëhet fjalë për një sulm islamist. “Gjithçka që po shohim këtu tregon se kemi të bëjmë me një sulm islamist”, është shprehur Dobrindt teksa po fliste para gazetarëve.

Ai ka thënë se i dyshuari është në arrati dhe se një numër i madh oficerësh të policisë së Berlinit dhe të policisë federale po punojnë për ta gjetur atë. Ministri ka thënë po ashtu se janë 29 të lënduar nga 16 sa u raportuan fillimisht. Dobrindt ka deklaruar po ashtu se “i dyshuari kishte kryer një sërë krimesh, ishte radikalizuar më parë dhe njihej si pjesë e mjedisit islamist.

Sipas tij, i dyshuari është shtetas gjerman me prejardhje libaneze. Ai thotë se i dyshuari ka lindur në Gjermani në vitin 2004 dhe se nëna e tij kishte marrë shtetësinë gjermane në vitin 2002.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha