Nderohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Policia më e fortë se

0%

Në Ditën Memoriale të Policëve të Rënë në Detyrë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, bënë homazhe te memoriali i zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.

Kurti tha se kjo ditë përkon me 15-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Enver Zymeri, i cili u vra më gjatë një operacioni në veri të vendit. Ai theksoi se Zymeri po mbronte rendin kushtetues, integritetin territorial dhe sigurinë e qytetarëve, duke shtuar se sakrifica e tij frymëzoi breza të tërë policësh.

Kryeministri në detyrë deklaroi se Republika e Kosovës është më e sigurt se kurrë më parë, pasi sipas tij edhe Policia e Kosovës është më e fortë se në çdo periudhë tjetër. Duke folur për zhvillimet në veri, Kurti kujtoi largimin kolektiv të rreth 550 policëve serbë në nëntor të vitit 2022, duke thënë se synimi për të dëmtuar funksionimin e Policisë dhe institucionet e Kosovës dështoi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

”Përveç vrasjes së Enver Zymberit dhe të Afrim Bunjakut, Policia e Kosovës përjetoi një goditje të rëndë pikërisht më datën 5 nëntor të vitit 2022, atëherë kur afër 550 policë të komunitetit serb u tërhoqën në mënyrë kolektive në veri të Ibrit me urdhër të Beogradit.

Mirëpo qëllimi i tyre dështoi meqenëse nuk është rrënuar shumë etnia si përbërje e policisë tonë, dhe as nuk është cenuar sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe stabiliteti institucional siç kanë synuar ata” “Republika e Kosovës është më e sigurt se kurrë më parë edhe për shkak se Policia e Kosovës është më e fortë se kurrë më parë” – tha ai.

Kurti theksoi se gjatë 25 viteve të fundit, 25 zyrtarë policorë kanë rënë në krye të detyrës, duke nderuar sakrificën e tyre dhe duke i cilësuar si shembull të përkushtimit në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

Burimi: Kallxo