Pagoi karburantin me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Rrogozhinë,

0%

Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se ka përdorur kartëmonedha euro të falsifikuara për të kryer pagesa në një pikë karburanti.

Operacioni policor i koduar “Përdorimi” u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtimin e Prokurorisë. I arrestuari është 24-vjeçari M.

Rr., i cili dyshohet se ka furnizuar automjetin me karburant në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, dhe ka paguar me 3 kartëmonedha nga 20 euro, të dyshuara të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti në portofol edhe 10 kartëmonedha të tjera me të njëjtën prerje, të dyshuara të falsifikuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në total janë sekuestruar 13 kartëmonedha nga 20 euro, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme. Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse 24-vjeçari ka vepruar i vetëm apo nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot