Gjilani nderon policët e rënë në kryerje të detyrës

0%

Në shënim të Ditës së Policëve të rënë në kryerje të detyrës, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi së bashku me staf, si dhe në shoqërim të kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, kanë realizuar vizita tek familjet e policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtyre vizitave është shprehur respekti i thellë, nderimi dhe mirënjohja për sakrificën e të gjithë policëve, Heronjve të Kosovës të cilët dhanë jetën në kryerje të detyrës, në shërbim të ligjit, rendit, qetësisë dhe sigurisë së qytetarëve.

“Në kuadër të këtyre vizitave është nderuar edhe kujtimi për policin Lazim Rexhepi, polici i parë i Policisë së Kosovës i rënë në kryerje të detyrës si dhe është vizituar familja e policit Jahi Maliqi në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kujtimi dhe vepra e tyre së bashku me të gjithë policët e rënë në kryerje të detyrës, mbeten pjesë e historisë së lavdishme të Policisë së Kosovës dhe e kujtesës sonë të përbashkë t”, thuhet në njoftim.

Burimi: Bota Sot